Pikturojmë me puding

Zhvillimi i aktivitetit: Kur ju i mësoni fëmijës mënyra të reja të të menduarit apo përvoja të reja, ju ndikoni në zhvillimin e fëmijës. Aktiviteti i sotëm është diçka e re – loja me puding.

Fillimisht përgatisni pudingun, lëreni të ftohet dhe pastaj shtroni një mbulesë plastike mbi tavolinë dhe vendosni sasi të mjaftueshme të pudingut në tavolinë. Largoni rrobat e fëmijës, ose vendosjani një përparëse dhe lejojeni fëmijën që të pikturoj me duar. Tregoni çfarë mund të bëjë në mënyrë që ta inkurajoni fillimisht. Tregojini që këtë herë ai/ajo mund edhe t’i shijojë “ngjyrat”. Nëse fëmija ka interesim mund të përdorni edhe materiale tjera si lule, gjethe, e kështu me radhë, për ta zgjeruar lojën dhe imagjinatën e fëmijës.