Libri i emocioneve

Hapni sot kutinë e fotografive në shtëpi së bashku me fëmijën tuaj. Zgjedhni ato foto që fëmija i dëshiron. Sot do t’i përforconi emocionet bazë.

– Në tre deri në pesë kuti, vendosni një imazh të një emocioni [sikur në foto].

– Më pas, secilën fotografi fëmija duhet ta vendosë në kutinë me emocionin që i korrespondon ose që i përshtatet. Kërkoni edhe t’ju tregojë pse po e vendos në atë kuti dhe çfarë mban mend ai/ajo nga ajo fotografi.

– Vazhdoni kështu deri sa të përfundojnë të gjitha fotot e përzgjedhura.

– Më pas bashkë me fëmijën e krijoni librin e emocioneve: ofrojini fëmijës 5 fletë të bardha dhe lapsa me ngjyrë. Fëmija duhet të vizatojë se si duken emocionet në fytyrën e njeriut. Më pas fletët e bardha fëmija i lidh së bashku me një fjongo ose një fije peri, ose i ngjitën ato si libër, apo edhe i vendos në një letër më të madhe të cilën më pas e palos si libër.