Lojë me birila

Për këtë lojë ju nevojiten disa shishe plastike . Është mirë që të jenë dhjetë të tilla. Në secilën shishe vendoset një tiketë me një numër.

Radhiten shishet në formë trekëndëshi dhe hedhet topi në drejtim të shisheve. Herën tjetër e ndryshoni renditje e shisheve. Largohen shishet e rrëzuara, duke thënë: “u rrëzua njëshi, dyshi” etj. varësisht nga ajo se cilat shishe me cilin numër janë rrëzuar dhe vazhdohet deri sa të rrëzohen të gjitha shishet.

Pyesni fëmijën se në cilin rast u rrëzuan më shumë shishe?

Më pas i mbushni shishet me ujë. Hedhet topi në drejtim të tyre. Numërohen sa shishe janë rrëzuar.

Edhe pas kësaj loje e pyesni fëmijën: kur u rrëzuan shishet më shpejt dhe më lehtë?

Pse u rrëzuan më lehtë? etj.

Loja vazhdon sipas dëshirës së fëmijës.