Kurora me lule

Në oborrin tuaj ose në park, lejojini fëmijët që të mbledhin lule të egra, shkopinj druri apo barishte të ndryshme.

Tregojuni që sot me to do ta punojnë një kurorë. Në rast se nuk dilni në natyrë, fëmija le ta punojë kurorën edhe me lule artificiale.

Merrni një letër të bardhë dhe pak ngjitës. Lejojeni fëmijën që t’i vendosë lulet, barishtet, shkopinjtë apo gjethet në kurorë ashtu siç atij/asaj i pëlqen.

Tregojini që duhet të presë pak derisa të thahen dhe më pas le t’i ngjesë në të dyja anët e fletës. Kur ta bëjë gati kurorën, fëmija mund ta vendosë atë në kokë, e ju do ta quani princ apo princeshë.

Nëse fëmija ka mbledhur lule në natyrë, tregojini se si mund t’i lidhë ato me njëra-tjetrën duke përdorur edhe pe ose ngjitës. Mjafton vetëm përpjekja e saj/e tij për ta krijuar kurorën.

Kurorën mund ta punojë edhe me lule të vizatuara apo të prera. Lejojeni që t’i ngjesë lulet prej letre në një letër të bardhë dhe më pas t’i ngjesë skajet e letrës.