Mbjellim lule

Sot ju duhen vazo të luleve ose kuti metalike që i keni në shtëpi, apo edhe mund ta prisni fundin e shisheve të plastikës dhe t’i bëni sikur vazo. Ju duhet pak dhe, lule apo fara të luleve, dhe një shishe me ujë.

Tregoni fëmijës që sot do të mbillni lule [apo fara] së bashku dhe se do t’ju duhet të kujdeseni së bashku për to çdo ditë.

Lejojeni fëmijën që t’i mbjellë vetë lulet. Lejojeni të përbaltet, e të përpiqet që ta mbjellë lulen apo farën ashtu siç mundet. Ju vetëm ofroni udhëzime të shkurtra dhe përgëzojeni kur ta mbjellë lulen.

Pasi ta ketë mbjellë lulen, kërkojini fëmijës që ta ujisë dhe ta vendosë në një ambient me diell.

Ju mund ta bëni këtë aktivitet bashkë me fëmijën edhe jashtë në oborr dhe ta lejoni që t’i mbjellë disa lule e të kujdeset për to në vazhdimësi.

Po ashtu ju mund ta angazhoni fëmijën në këtë lojë edhe me lule artificiale.