Balonat me ujë

Fëmijët i duan shumë balonat. Fëmijët e duan shumë edhe ujin. Si thoni t’i bashkojmë ato në një lojë që ta dyfishojmë argëtimin?

Balonat që keni në shtëpi mbushini me ujë dhe lidhini fort që mos t’iu derdhet uji. Shumë opsione mund t’i përdorim për të luajtur me ta.

Balonat me ujë mund t’i ngjesim në një mur dhe me ndihmën e një topi të rëndë mund t’i gjuajmë nga larg që të pëlcasin duke e derdhur ujin.

Një mundësi tjetër është t’i lidhim balonat me ujë në këmbët e fëmijës duke i kërkuar që t’i kalojë pengesat nëpër rrugë me shishet e ujit pa i rrëzuar ato. Lojrat zakonisht bëhen me një cak dhe kur ka 2 e më shumë garues argëtimi është gjithnjë më i madh.