Kremtojmë me fishekzjarre

Materialet dhe mjetet: tubin e letrës së tualetit, ngjyrë, letër.

Zhvillimi i aktivitetit: Tregoni fëmijës se çfarë janë fishekzjarret, duke ia kujtuar kohën kur i ka parë (nëse ka pasur rastin t’i shohë). Flisni se si fishekzjarret shpeshherë përdoren për të shënuar festa të ndryshme. Kësaj radhe ju do t’i bëni fishekzjarret me ngjyrë të kuqe dhe të zezë për ta shënuar ditën e flamurit.

Hidhni në një enë të rrafshët ngjyrën e kuqe dhe të zezë, dhe jepjani fëmijës tubin e letrës pasi ta keni prerë një pjesë të tij në fije të holla. Lejojeni fëmijën të kënaqet derisa shtyp tubin në ngjyra dhe bënë gjurmë në formë fishekzjarri në letër.

Një aktivitet të ngjashëm mund ta bëni edhe duke përdorur pirun në vend të tubit të letrës.