Klasifikimi i pemëve dhe perimeve

Mosha ideale për ta mësuar klasifikimin e pemëve dhe perimeve fillon pas moshës 3 vjeçare.

Merrni dy enë dhe caktojini fëmijës njërën ku duhet t’i vendosë pemët dhe në enën tjetër mund t’i vendosë perimet.

Për të treguar sa më mirë se si ndahen pemët dhe perimet për këtë moshë të fëmijëve duhet të jepni shembuj konkret. Sa më konkret të jemi aq më mirë e kuptojnë dhe e mbajnë në mend informacionin në këtë moshë.

Shpjegoni atyre që pemë janë ato produkte që i hamë pa i zier, por mjafton që vetëm t’i qërojmë dhe t’i hamë. Kurse perimet duhet t’i ziejmë apo t’i pjekim para se t’i hamë. Më pas ndani ju fillimisht pataten në një enë dhe bananen në enën tjetër duke pritur hapin vijues nga fëmija juaj.

Këtë klasifikim mund ta vazhdoni me të gjitha gjësendet që i keni në shtëpi.

Loja mund të bëhet edhe me vizatimin e pemëve dhe perimeve duke i klasifikuar ato.