I modelojmë frutat me kripë dhe ngjyrë

Së bashku me fëmijën tuaj, në një fletë të bardhë vizatoni disa fruta dhe më pas me ngjitës të lëngët lyeni brendësinë e frutit. Pasi ta lyeni frutin me ngjitës menjëherë derdhni mbi të kripën duke formuar një shtresë të trashë. Më pas derdhni kripën e tepërt e cila nuk është ngjitur në ngjitës.

Me ndihmën e një brushe merrni ngjyra të ujit apo tempera dhe pikoni mbi frutin me kripë. Fëmijët do të mahniten me mrekullinë që ndodh kur pikon ngjyra dhe kur përhapet vetvetiu në frutin me kripë. Vazhdojeni aktivitetin edhe me disa pika të tjera derisa të ngjyroset i gjithë fruti dhe shijojini buzëqeshjet e fëmijës suaj gjatë tërë aktivitetit.