Kënga ime

Sot fëmijët bashkë me ju do të krijojnë vegla muzikore në kushte shtëpie dhe do të këndoni me muzikë.

Mund të mblidhen farat e shalqirit nëse keni vend ku të zhvillohet aktiviteti, mirëpo mund të merren edhe farëra të frutave të tjerë. Në këtë rast fëmijët i dallojnë edhe farërat e frutave. Nevojiten shishe plastike të vogla apo lugë të cilat mbushen me lloje të ndryshme të farërave duke vendosur karton të letrës së kuzhinës dhe mbështillen me ngjitës. Po ashtu mund të punohet edhe me lugë plastike duke i mbushur topthat e vezëve të çokollatave me farëra sipas modelit të dhënë.

Pyesni fëmijën: Si do të quhet kënga jote? Kam dëshirë ta dëgjoj?  Pasi ta japë titullin dhe të fillojë të këndojë ndonjë varg, nxiteni që këngën ta përcjellë me instrumetin e krijuar.

-Kënga duhet të caktohet nga vetë fëmija por vetëm si shembull mund të shërbejnë këto vargje: “qeni im- ham-ham-ham kërkon t’luaj me balonë”, duke e përcjell me instrument.

-Nëse fëmija ngurron, atëherë përzgjedhni një këngë që i pëlqen dhe melodinë e këngës përcilleni me instrumentin e punuar.