Dita e aventurës

Sot bëni një aventurë të vogël së bashku me fëmijën tuaj, edhe nëse është kohë e vranët ose me shi. Fundjava ofron mundësi shumë të mira për ta vizituar fshatin.

Lejojeni fëmijën të vishet vetë. Dilni në oborr, në park apo në qytet, ose në fshat për të kërkuar një frut që rritet në këtë stinë.  Merrni me vete edhe një shportë të vogël ose një çantë të shpinës për fëmijën.

Lejojeni fëmjën që të hulumtojë në oborr, ose ecni nëpër lagjen apo fshatin tuaj dhe mundohuni ta gjeni një pemë me një prej frutave që rriten në këtë stinë.  Nëse e gjeni në oborr ose në park, lejojeni fëmijën që t’i mbledhë disa fruta që kanë rënë në tokë, e t’i vendosë në shportë ose në çantën e tij/saj.

Bisedoni së bashku kur shihni pemë me fruta të cilat ende nuk janë pjekur.

Në rast se nuk gjeni pemë me fruta, atëherë shkoni në dyqanin e afërt dhe  lejojeni fëmijën që të përzgjedhë  një ose më shumë fruta.

Pasi të ktheheni në shtëpi, shijojini së bashku, dhe me ato fruta krijoni forma të ndryshme të thjeshta sikur në fotot e mëposhtme.  Mos prisni që format të jenë të bukura…..ato janë të bukura ashtu siç i bën vetë fëmija. Lejojeni fëmijën t’i presë frutat me thikë plastike ose me një  mjet jo të mprehtë. Flisni për shijet dhe ngjyrat e frutave që po i shijoni.