Loja e tullumbaceve
Materialet dhe mjetet: Tullumbace të ndryshme, një shportë, një tub prej kartoni, etj.
Organizimi i aktivitetit: Së bashku me fëmijën provoni të fryni tullumbacet. Ju mund t’i bëni si tullumbace edhe dorëzat e plastikës. Fryni tullumbacet me madhësi të ndryshme dhe kështu mund të krijoni me fëmijën tuaj lojëra të ndryshme:
- Fëmija duhet t’i fusë tullumbacet në shportë
- Fëmija përpiqet që t’i mbajë sa më lart tullumbacet
- Për fëmijë më të vegjël, fusni në tullumbace objekte të vogla si kokrra misri, oriz, fasule e pastaj fryni në madhësi të vogël apo mesatare dhe jepjani fëmijës për të luajtur me to mesatare dhe jepjani fëmijës për të luajtur me to.