Luajmë me top
Zhvillimi i aktivitetit: Fëmijët e vegjël të cilët ende nuk janë në gjendje ta kapin topin, kënaqen me lojëra me topin që rrokulliset. Zhvilloni disa nga këto lojëra me top gjatë kohës që e nxirrni fëmijën në natyrë:
- Uluni përballë fëmijës dhe hidhjani topin njëri-tjetrit.
- Formoni një portë me gurë apo ndonjë material të natyrës dhe rrokulliseni topin me radhë në drejtim të portës.
- Vendosni gurë njërin mbi tjetrin apo ndonjë shishe të zbrazët dhe provoni t’i rrëzoni ata duke rrokullisur topin në drejtim të tyre.
- Vendosni topin në një vend dhe pastaj bëni garë se kush do të arrijë topin i pari duke u zvarritur deri te topi.
- Shtrijeni fëmijën në bark dhe rrokullisjani topin mbi trup – një masazh e mirë.