Kamioni pastrues

Materialet dhe mjetet: Materiale të ndryshme që ju gjenden në shtëpi, psh. copa letrash, shishe plastike, tapa shishesh, kuti kartoni të këpucëve ose gjëra të tjera që ju mendoni se mund të krijoni mbeturina.

Zhvillimi i aktivitetit: Prindi/kujdesari në një kënd të dhomës krijon një rrëmujë me mbeturina të krijuara nga materialet e ndryshme të cilat i ka gjetur në shtëpi. Inkurajohet fëmiu që me një kamion lodër (nëse nuk ka kamion, mund të krijohet një prej një kutie të kepucëve, të cilës i vendosen rrotat me tapa të shisheve plastike), që t’i largojë mbeturinat dhe t’i hedhë ato në koshin e mbeturinave. Pasi të ketë pastruar vendin, prindi i tregon fëmijës se tashmë vendi është i pastër, dhe me pyetje mund të inkurajojë fëmiun të përshkruaj ndryshimin.

Në këtë mënyrë prindi / kujdestari mund të përforcojë përgjegjësinë e fëmijës për të gjuajtur sendet në vendin e duhur, edhe kur është në mjedisin jashtë shtëpisë. Fëmiu mund të ndihmohet me pyetje, si: ku duhet ta hudhim letrën e çokollatës?, ku duhet ta hudhim shishen e përfunduar të ujit?, etj.