Albumi im

Materialet dhe mjetet: Albumi i fotografive, fletë pune A4

Organizimi i aktivitetit:

Merren albumet me fotografitë e fëmijës. Së bashku me fëmijën shikohen fotografitë dhe komentohen secila nga to, me theks të veçantë komentohen fotografitë që shihen ndryshimet gjatë rritjes. Komentimi bëhet nga fëmija. Më pas, kërkohet të përzgjedh fotografitë kur ishte bebe i/e posa lindur, një vjeç, dy vjeç, tre vjeç, katër vjeç dhe pesë vjeç (nëse fëmija i ka mbush). Zgjedhet nga një fotografi për secilën moshë. Fëmija duhet të rendit fotografitë sipas rendit rritës: bebe, një vjeç, dy, tre, katër dhe pesë vjeç. Pas renditjes, fëmija përshkruan dallimin në mes të fotove, psh. kur isha bebe nuk mund të ecja, kur isha një vjeç kam filluar të ecë, etj.

Nxiteni fëmijën të kujtojmë shumë ngjarje nga fotot e shikuara.