Dy duar, tri gjëra
Materiali dhe mjetet: disa enë të vogla dhe enë plastike ushqimore me kapak; ushqim (fruta, perime, drithëra).
Mbushni disa enë të vogla me ushqime të preferuara të foshnjës suaj. Ndër ushqimet e shëndetshme janë copat e vogla të frutave të buta ose perime të gatuara mirë, dhe drithërat. Gjithashtu jepini fëmijës disa enë të zbrazta dhe inkurajojeni që të përziejë, duke i lëvizur ushqimet nga një tas në tjetrin. Nëse mund t’i hapë dhe mbyllë kapakët, jepini fëmijës disa enë të vogla plastike që mund t’i hapë vetë. Kjo është mënyrë e shkëlqyeshme që një vakt të zgjasë mjaftueshëm sa për një bisedë të rritur.