Më ushqe!

Kjo është mënyrë argëtuese për ta ndihmuar fëmijën tuaj të fillojë të bëjë zgjedhje të shëndetshme ushqimi.

Materialet: letër ose karton, gërshërë, ngjyra.

Prisni me gërshërë një rreth të madh (përafërsisht sa madhësia e një topi plazhi) nga një karton ose letër e fortë. Së bashku me fëmijën dekorojeni rrethin për ta bërë në formë koke, duke hapur në mes një vrimë për gojën.  Sigurojini fëmijës tuaj lloj-lloj fotografish të ushqimit. Sigurohuni që të ketë një zgjedhje të gjerë të ushqimeve të shëndetshme dhe atyre të pashëndetshme. Kërkojini fëmijës tuaj ta ushqejë kokën vetëm me ushqime të shëndetshme.