I gëzohemi natyrës dhe tokës
Zhvillimi i aktivitetit: Sot është dita e tokës. Festojeni atë duke u përgatitur për t’u veshur bukur dhe sa më praktik për të dalë jashtë në natyrë e për t’iu gëzuar natyrës e tokës. Një piknik i përgatitur me ushqime të bëra në familje, e me lojra argëtuese është aktiviteti më i mirë. Flisni me fëmijën për tokën dhe të mirat e saj dhe se si duhet të kujdesemi për të.