Katalogu i shkronjave
Prindër të dashur, sot ju duhet një fletore, sikur në foto. Bashkë me fëmijën e prisni secilën faqe të fletores në tre pjesë.
-Pasi ta keni prerë, në secilën pjesë shënoni nga një shkronjë.
– Më pas, kërkoni nga fëmija që ta hapë fletoren ose ta ndryshojë faqen, dhe më pas ta përsërisë qartë shkronjën që ju ia thoni.
– Ju mund të kërkoni nga fëmija që edhe të gjejë një ose dy objekte në shtëpi me secilën shkronjë.
– Ai/ajo mund ta gjejë një tipar të vetin që fillon më atë shkronjë.
Përsëriteni këtë disa herë.
– Më pas fëmija mund t’i përzgjedhë 2-3 shkronja dhe t’i punoni me plastelinën prej brumi ose edhe t’i punoni me pambuk, me makarona apo me çfarëdo objekti tjetër të vogël.
– Fëmija mund edhe t’i ngjitë rrëmojcat e dhëmbëve, pastrueset e veshëve, gurët e vegjël, misrin, pullat ose pipëzat në brumin në të cilin është shkruar një shkronjë.