Ushqehem shëndetshëm

Përfshirja në përgatitjen e ushqimeve dhe në punët e shtëpisë është aktivitet shumë i dashur për fëmijë.

Përmes tyre fëmijët mund të mësojnë për ushqimet e shëndetshme, për higjienën në përgatitjen e ushqimeve dhe për mënyrën e  pastrimit dhe të ruajtjes së tyre, për rëndësinë e orarit në të ngrënë dhe orarit ditor, për rreziqet e mundshme  nga ushqimet jo të shëndetshme etj.

Ju prindër, mjafton që së bashku me fëmijën ta përzgjedhni njërën prej këtyre gjërave dhe  ta bëni së bashku.

Jepini hapësirë fëmijës që t’ju tregojë se sa i/e përkushtuar është dhe sa me dëshirë gatuan, pastron, shtron tavolinën, respekton rregullat në tavolinë, etj.

Mos harroni ta përgëzoni për procesin dhe angazhimin e treguar.