1 Qershori – Festa ime

Sot, uluni së bashku më fëmijën dhe shikoni në televizion  një emision për 1 Qershorin apo shikoni së bashku videot  promovuese për 1 Qershorin.

Tregojini fëmijës për 1 Qershorin dhe përmendni 2-3 të drejta të tij/saj.

Më pas festojeni së bashku këtë ditë, duke u përgatitur për të shkuar në piknik.

Filloni duke paketuar ushqime lodra ose ushqime të vërteta duke përdorur letër të bardhë, folje të tejdukshme apo letër të hollë/gazetë, për të “marrë me vete” në piknik.

– Prisni letrën e bardhë, ose lejojeni fëmijën ta grisë letrën (apo llojet tjera të mbështjellësve) në madhësi të ndryshme dhe vendosini ato në një tavolinë apo në një shportë.

– Kërkoni që fëmija të mbledhë disa ushqime lodra që mund të keni në shtëpi dhe t’i vendosë në të njëjtin vend, afër letrës me të cilën do t’i mbështjellë

– Në vend të ushqimeve lodra, ju mund të përdorni ushqime të vërteta, si lloje të ndryshme frutash; mollë, banane etj., fetë buke, vezë të ziera etj.

– Filloni të mbështillni ushqimet së bashku me fëmijën. Lejojeni të përcaktojë se cilën letër do të përdorë për secilin ushqim. Bisedoni lidhur me madhësinë e letrave dhe sasinë e ushqimit. Lejojeni edhe të gabojë…të provojë të mbështjellë  ushqimet me madhësi më të madhe me letër më të vogël. Më pas udhëzojeni që të përshtasë sasinë e ushqimit me madhësinë e letrës mbështjellëse. Mos u merakosni që mbështjellja nuk është e përsosur ?. Përgëzojeni fëmijën pasi t’i mbështjellë ushqimet.

– Derisa mbështillni ushqimet bisedoni lidhur me piknikun p.sh. çfarë ju nevojitet të merrni me vete, çfarë ushqimesh preferoni të merrni në piknik, si t’i përgatisni ato etj.

– Ofroni mundësi fëmijës për lojë të lirë sipas imagjinatës së tij/saj.

– Çmbështjellja e ushqimit do të jetë po aq atraktive. Ju mund të luani më fëmijët duke i pyetur ata të qëllojnë çdo paketim se çfarë ka në të përpara se ta çmbështjellin.

– Fëmijët shumë të vegjël, të cilët nuk mund të përfshihen në mbështjellje të ushqimit, ju mund t’i angazhoni që vetëm të çmbështjellin atë.

Përmes këtij aktiviteti, fëmija mund të mësojë fjalë të reja, të ushtrojë koordinimin e lëvizjeve, zhvillimin e muskujve të vegjël dhe koordinimin sy-dorë, të njihet me konceptet-e madhe e vogël, dhe të zhvillojë shkathtësitë për jetë.