1 Qershori – Festa ime

Sot është 1 Qershori.  Pindër ose kujdestarë: Mësoni së bashku këngën:

Gjithë fëmijët po këndojnë,

1 Qershori- Festa jonë.

Zemrat tona g’zime plotë,

Shumë  dashuri, kudo n’ botë.

La-la -la-la-….re-re-re -re

Me këngë e valle

Festojmë ne.

Do- re- mi- do-re-mi

Paqe n’botë për çdo fëmijë.

*Urime 1 Qershorin

Bisedoni me fëmijët për 1 Qershorin,  dhe se si po e kalojnë këtë festë sivjet duke respektuar këshillat e mjekëve.

Që fëmijët të ndjehen afë shokëve dhe shoqeve të tyre, ju mund të bëni së bashku këtë aktivitet:

Merrni një fletë e bardhë të formatit aq sa keni në dispozicion, do të ishte mirë të përdorej e formatit A3, apo një hamer, dhe ngjyra të ujit apo tempera.

Fëmija vizaton në mes të fletës  diellin, që e ngjyros me brushë. Më pas e ngjyros dorën e tij/saj me ngjyrat e ujit dhe vendos gjurmën e dorës rreth e qark, sikur dielli. Fëmija, gjatë vendosjes së dorës, përmend emrin e shokut/shoqes dhe ky veprim përseritet për çdo shok dhe shoqe që fëmija dëshiron.

Pas tharjes së punimit, prindi apo kujdestari ua shkruan emrat e fëmijëve dhe kur fëmija të bisedojë në telefon apo në zoom me shokët apo shoqet, ia tregon diellin që ka punuar.