Garat me gjyshërit e mi  

Materialet dhe mjetet: letër tualeti dhe mollë.
Zhvillimi i aktivitetit: Fëmijët i duan lojërat me gjyshërit, por kur ato bëhen me gara janë edhe më atraktive për fëmijët. Zakonisht gjyshërit lejojnë që nipat dhe mbesat e tyre të fitojnë lojërat me gara dhe kjo i bën edhe më të lumtur fëmijët gjatë lojës me ta. Kësaj radhe kemi një garë shumë të thjeshtë dhe jo të lodhshme për gjyshërit por shumë atraktive për fëmijët. Na duhen dy rollne të letrës së tualetit të cilën, si në foto, do ta zgjasim shumë në dhomë dhe mbi të do të vendosim një mollë. Një rollne të letrës së tualetit do ta ketë para vetes fëmija dhe një tjetër gjyshja/gjyshi, me nga një mollë mbi, sikur në foto. Gara fillon duke e mbështjellë letrën e tualetit për ta marrë mollën sa më shpejt, dhe sa herë që molla del jashtë nga letra, duhet ta kthejmë në vend. Lojë të këndshme dhe buzëqeshje të shumta sepse jemi të sigurt që këtë lojë fëmija juaj do të dëshirojë ta përsërisë shumë herë! Punë të mbarë gjyshër dhe prindër, kaloni kohë cilësore me fëmijët tuaj sepse kjo është më e duhura për ata dhe për ju!