Foleja e zogut

Fëmijët duhet të  luajnë jashtë çdo ditë të paktën për 30 minuta –  kur të jeni jashtë së bashku, mblidhni degë të thata & gjethe të vogla të pemëve & gurë të vegjwl e fije bari. Sot fëmija do të bëjë  një fole për zogjtë të cilën ai/ajo do ta vendosë në pemë në oborr, apo në ballkon, në banesë, duke pritur që ditë pas dite zogjtë të vijnë të jetojnë në këtë fole. Në fotot më poshtë keni disa ide se si të formohet një fole në shtëpi, por fillimisht lejoni që fëmija juaj të provojë dhe të eksplorojë me materialet që ka në shtëpi për të krijuar një fole vetë, më pas ofrojini ndihmë.

Çdo ditë bashkë me fëmijën shtoni thërrime buke dhe vendosni aty afër një enë me ujë, në mënyrë që fëmija të mësohet të kujdeset për zogjtë dhe të ketë dashuri ndaj tyre.