Flamuri “puzzle” (enigmë)

Materialet dhe mjetet: Letra të bardha, gërshërë dhe ngjyra.

Zhvillimi i aktivitetit: Në një fletë të bardhë vizatoni flamurin e Kosovës dhe aty kërkoni nga fëmija që ta ngjyrosë me ngjyra sa më të theksuara. Më pas kërkoni që fëmija ta presë këtë fletë në 10 pjesë të vogla në çfarëdo forme që dëshiron. Ideja e aktivitetit të sotëm është që vetë të krijojmë një “puzzle” dhe vetë ta rregullojmë atë. Aktivizimi i fëmijës nga fillimi deri në fund për një aktivitet i jep fëmijës zhvillim kronologjik të kujtesës dhe kjo është pjesë kryesore e zhvillimit të fëmijës në këtë moshë.