Ngjyrat e flamurit tonë

Zhvillimi i aktivitetit: Sot është festa e  Pavarësisë. Uluni së bashku me fëmijën tuaj dhe ia ofroni vizatimin e flamurit tonë dhe ngjyrat e tij.

Bisedoni së bashku për Ditën e Pavarësisë dhe simbolet e saj. Tregojini fëmijës që sot do të ngjyrosë flamurin. Përgëzojeni gjatë ngjyrosjes.

Pasi të përfundojë, pyeteni ku dëshiron ta vendosë ose ta ngjisë dhe lejojeni ta ngjisë flamurin ku dëshiron vetë. Më pas, së bashku me fëmijën respektoni flamurin tonë duke u përkulur para tij.

Pasditen kalojeni në qytet duke iu gëzuar ngjyrave e tingujve festivë.