Festë ka Kosova

Materialet dhe mjetet: Letra me ngjyra (të bardhë, të verdhë dhe të kaltër), shkopinj të hollë nga druri apo të punuar nga letra, letra kartoni, laps, gërshërë, ngjitës letre, shirit ngjitës etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedohet me fëmijën për Festën e Pavarësisë së Kosovës, çfarë feste është, si festohet kjo festë, si stoliset qyteti për Festën e Pavarësisë etj. Po ashtu, edhe një njoftim se si fëmijët festojnë duke marr pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara për këtë festë, ku disa fëmijë këndojnë këngë, disa të tjerë punojnë piktura dhe punëdore sipas dëshirës së tyre. Punimet zakonisht bëhen duke respektuar ngjyrat e flamurit por në forma e modele të ndryshme për ta bërë më të bukur Festën e Pavarësisë etj.

Merren letrat me ngjyra dhe vizatohen yjet nga prindi apo kujdestari. Tre yje më të mëdhenj me ngjyrë të kaltër, tre yje të mesëm me ngjyrë të verdhë dhe tre të vegjël me ngjyrë të bardhë. Fëmija i pret yjet dhe i vendos njërin mbi tjetrin duke filluar nga ylli më i madh, për të parë se si duken, ku është mesi/qendra e tyre ku duhet të vendoset ngjitësi. Pasi të ngjiten yjet nga më i madhi tek më i vogli, një shkop i hollë nga druri apo letra vihet pas yllit të madh dhe ngjitet me shirit ngjitës. Sipas dëshirës mund të dekorohet edhe me shirita nga letra apo material stofi, apo të punohen edhe punime të tjera të dhëna si modele.

Sipas dëshirës mund të lexohet apo mësohet poeziaPavarësia”. / Mbushur zemrat gëzime plotë / 17 Shkurtin festojmë sot / Ditë e madhe e pavarësisë / Na ndriçon dielli i lirisë. / Sheshe rrugë pallate stolisur me flamuj / Sa e bukur duket Kosova / Më e bukur, më e bukur se kurrë.