Familja që vallëzon
Materialet dhe mjetet: Letër dhe laps me gërshërë.
Zhvillimi i aktivitetit: Vallëzimin e duam të gjithë, por kur familja vallëzon shpreh shumë dashuri dhe mirësi me ritmin e përbashkët.
Sot, së bashku me fëmijët, të vizatojmë familjen që vallëzon, sepse do të jetë një vizatim magjik për fëmijët tuaj. Nga vizatimi i një njeriu do të dalë një familje që vallëzon. Një letër të thjeshtë ju mjafton që ta palosni sikur në foton e parë dhe ta bashkoni duke e vizatuar një njeri së bashku me fëmijën tuaj, si në foton e dytë. Dorën e leni të zgjatur që të bashkohet me anët tjera të letrës, sikur në foto. Më pas preni formën e njeriut të vizatuar sikur në foto dhe jepjani fëmijës suaj që ta hapë letrën, duke e formuar kështu familjen.