Tregimi: Ndeshja jonë

Nga jashtë dëgjohej zhurma që bënin fëmijët ndërsa luanin me njëri-tjetrin. Etani po vështronte nga dritarja. Mami, a mund të dal dhe unë të luaj. – Patjetër zemër që mundesh. Është në rregull që ndonjëherë të luash vetëm, por është gjithashtu gjë shumë e mirë ta kalosh kohën duke luajtur me shokët e shoqet. Etani vrapoi të merrte lodrën e tij të preferuar dhe të dilte jashtë. – Etan, nëse dëshiron t’ua japësh edhe fëmijëve të tjerë, mund ta marrësh, përndryshe duhet ta lësh në shtëpi.  – Faleminderit mami, po dal pa të.

Artan, shiko, po vjen Etani.

Etan, eja të luajmë futboll. – Po unë nuk di të luaj. – S’ka gjë, ti mund të presësh golat. – Po unë as ashtu nuk di. – S’ka gjë se të ndihmoj unë, tha Arbeni. Ndërkohë edhe Tea u afrua pranë Etanit, dhe duke buzëqeshur i thotë: Mua më pëlqen të luaj futboll prandaj do t’i presim së bashku topat. Ata u kapen për dore dhe po qëndronin në pritje të topave.

Papritur një goditje e fortë përfundoi në kokën e Etanit dhe ai u rrëzua. Një brohoritje e fortë u dëgjua: Goooool. Arbeni vrapoi drejt tij, dhe i bërtet: Përse nuk e prite topin? Tea iu afrua Etanit dhe e pyet nëse u lëndua. – Ma jep dorën të lutem, të ndihmoj unë që të ngrihesh. Arbeni u skuq i gjithi edhe shikimi i të gjithë fëmijëve të tjerë u drejtua nga ai. Arbeni iu afrua Etanit dhe i tha: Më fal Etan që të bërtita. Ne jemi shokë apo jo? – Po, thotë Etani, dhe të gjithë u përqafuan si grup së bashku dhe vazhduan të gëzuar të luanin.

Etani u kthye në shtëpi i gëzuar dhe u tregoi prindërve se sa shumë topa i kishte pritur së bashku me shoqen e tij Tea.

Pas leximit të tregimit, dilni të luani me fëmijën në mjedisin jashtë shtëpisë.