Enigma (puzzle) me fruta

Materiali dhe mjetet: Një frut i ndarë në disa pjesë, ose foto/ enigma me fruta

Prisni një frut në dy ose tre pjesë dhe  nxiteni fëmijën që ta krijojë frutin e plotë.  Ju mund t’i vendosni  edhe fotot e frutave të prera në dy ose tre  pjesë në mënyrë të çrregullt në tavolinë apo dysheme. Kërkojuni fëmijëve që t’i vendosin ashtu si duhet. Gjatë kësaj kohe, mund t’u kërkoni fëmijëve edhe që t’i emërtojnë [ashtu si dinë dhe sa munden].  Përsëriteni disa herë aktivitetin së bashku me fëmijën.