Bëni sos ose pure molle vetë

Sosi ose pureja e mollës është e lehtë për t’u bërë. 2 kilogram mollë prodhojnë rreth dy grushte sos/pure të mollës.

Ju qërojini mollët ndërsa fëmijët i ndajnë në feta. Fëmija i vendos në një tenxhere dhe pjesërisht  i mbulon me ujë. Zieni mollët derisa të zbuten.

Lëreni fëmijën që ta përdorë një shtypës për pure për të bërë sosin e mollës. Shtoni sheqer dhe kanellë për shije. Jepni fëmijës që ta provojë sosin apo ta lyejë një fetë buke me të dhe shfrytëzojeni edhe për lojë senzorike. Fëmija mund të luajë me duar dhe të krijojë forma të ndryshme në sosin që keni vendosur në një enë të cekët.