Sporti i preferuar
Bisedoni sot me fëmijët tuaj për sportet. Lejojini t’ju tregojnë se cilat sporte i njohin, sa i njohin rregullat e tyre, dhe cili prej tyre është sporti i preferuar i tij/saj.
Më pas së bashku, e krijoni fushën për sportin e preferuar dhe i vendosni rregullat e lojës së bashku:
– Koshin e basketbollit në miniaturë
– Fushën e futbollit
– Lojën e tenisit apo ping-pongut
– Gjimnastikën
– Alpinizmin …. etj
Luani të paktën 30-40 minuta së bashku, brenda në shtëpi ose jashtë në natyrë. Sigurohuni që po i respektoni rregullat e vendosura dhe që fëmija po argëtohet.