Ecim në shteg

Materialet dhe mjetet: Një formë e natyrshme në rrugë apo park, ngjitës, shirit, fotografi.
Zhvillimi i aktivitetit: Fëmijët e vegjël mund të ecin apo të zvarriten. Këtë mund ta bëjnë në natyrë ose në shtëpi. Në natyrë, gjeni një formë në rrugë dhe udhëzoni fëmijën ta ndjekë atë formë.
Në shtëpi, vendosni një fotografi të pëlqyeshme për fëmijën në mur [një anëtar të familjes, foton e një lodre, foton e fëmijës, foton e ushqimit të preferuar etj]. Ngjitni dy vija paralele të shiritit në dysheme. Kërkojini fëmijës tuaj të qëndrojë në vijën e fillimit, dhe kur ju thoni “Fillo” ai/ajo duhet të ecë në shtegun midis dy linjave. Ai/ajo duhet të qëndrojë në shteg për të ecur/për t’u zvarritur në vijë deri tek fotografia të cilën duhet ta marrë dhe ta sjellë tek ju. Ju mund ta bëni aktivitetin interesant duke thënë “Ngri!” ose duke i kërkuar që të duartrokasë kur të mbërrin tek fotografia e personit të dashur.