Po fryn erë

Rezultati i pritur: Fëmija vizaton me këmbë erën sipas imagjinatës                                              

Materialet dhe mjetet: tabelë shfletuese (ang. “flipchart”) (apo ndonjë letër kartoni e bardhë apo hamer, laps, ngjitës letre)    

Zhvillimi i aktivitetit: Merret letra e madhe apo hameri dhe vendoset në mur me ngjitës. Fëmija vendos lapsin në mes gishtërinjve të mëdhenj dhe vizaton erën sipas imagjinatës. Sipas dëshirës mund të vizatojë edhe retë dhe pikat shiut, por kjo vetëm nëse ai/ajo dëshiron. Fëmija mund edhe ta ngjyrosë punimin. Pas përfundimit të punës, fëmija e komenton vizatimin e tij/saj.

Vizatimi mund të lihet për disa ditë në vendin ku është vizatuar apo në ndonjë vend të caktuar si ekspozitë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Nxiteni fëmijën të përdorë edhe këmbën tjetër dhe të vizatojë edhe vizatime të tjera.