Dysheku trampolinë

Zhvillimi i aktivitetit: Kërcimi është një aktivitet i preferuar i fëmijëve të vegjël. Prandaj, pse të mos e përdorni dyshekun e krevatit në dysheme si trampolinë? Sigurohuni që ta largoni dyshekun nga muri dhe të vendosni jastëk rreth tij për çdo rast. Çdo lloj dysheku i vjetër do të funksionojë. Bëni lloje të ndryshme kërcimi dhe lojërash. Mundohuni ta kapni topin gjersa kërceni, përmendni pjesët e trupit që  t’i prekë fëmija gjersa kërcen/hidhet, të ndryshojë shprehjet e fytyrës, bashkoni duart dhe kërceni së bashku.