Luajmë mbi top

Zhvillimi i aktivitetit: Sot vendoseni fëmijën mbi një top ose mbi një peshqir të mbështjellë rrumbullak. Masazhojani me lehtësi trupin duke i dhënë edhe mundësi që të lëvizë përmbi top apo peshqir. Këtë mund ta bëjë  duke qëndruar edhe në shpinë edhe në bark.

Më pas, provoni t’i bëni ju disa lëvizje të lehta ngadalë  si ulje e ngritje në dysheme dhe do të shikoni që edhe fëmija do të përpiqet t’ju imitojë.