Duart tona

Materiale dhe mjete : fleta të bardha dhe ngjyra

Anëtarët e familjes duhet t’i vendosin duart në fletë dhe t’i vizatojnë konturat e tyre. Fëmija  me ndihmën tuaj  e lyen dorën në bojra dhe e vendos në letrën e bardhë. Këtë mund ta bëjë me të dyja duart.  Lejojeni ta bëjë vetë. Më pas këtë punim mund ta vendosni në një pjesë të dhomës ku fëmija mund ta shohë.