Kërkoj dhe gjej

Materialet dhe mjetet: karton, fotografi, kapaka të letrave të lagura, ngjitës

Ju prindër, në një  letër kartoni apo faqe gazete, vendosni foto të familjarëve tuaj. Mbi foto vendosni kapakë të madhësisë së njëjtë ose mbujojeni me letra të bardha ose me ngjyra.

Tani, kërkoni nga fëmija që ta hap kapakun/letrën dhe të shikoj brenda saj se kush është në fotografi. Kështu le të vazhdojë me të gjithë kapakët/letrat. Nxiteni shprehjen e emocioneve kur fëmija shikon fytyrat që i njeh. Lejojeni ta bëjë këtë gjë disa herë.