Dhurata për shokët dhe shoqet e mia

Materialet e nevojshme: Letër tualeti, ngjitës dhe lule nga kopshti juaj apo fije bari.

Zhvillimi i aktivitetit: Të gjithë fëmijët i duan shumë shokët dhe shoqet e tyre dhe një mënyrë për ta shprehur dashurinë është edhe kur ata u falin dhurata atyre, të cilat i punojnë vetë me duart e tyre. Pa harxhuar të holla, me shumë kreativitet dhe dashuri, punoni së bashku me fëmijët tuaj byzylykët me lule. Është shumë e rëndësishme që sot të flisni me fëmijën tuaj duke i thënë: sot eja të punojmë së bashku disa byzylykë për shokët dhe shoqet e tua në mënyrë që t’i tregojmë atyre se sa shume i do dhe sa shume kujdesesh që ata të jenë të lumtur. Tregojini fëmijës fotografinë e mëposhtme dhe shkoni së bashku në lulet e ballkonit apo në bahçen/parkun tuaj në lagje për të marrë pak fije bari dhe nëse keni disa lule të vogla apo gjethe nga pemët e ndryshme, me këto materiale do t’i zbukuroni byzylykët dhuratë. Mbetjet e letrave të tualetit i preni të vogla si në foto, dhe nëse nuk keni letra tualeti përdorni çfarëdo kartoni apo letre sepse mjafton që të ngjisni lulet dhe barin anekënd letrës për t’u dukur si byzylyk. Lejojeni fëmijën tuaj që në këtë aktivitet të përdorë çfarëdo ngjitësi që keni në shtëpi. Me pas dhuroni byzylykët tek shokët dhe shoqet e kopshtit apo të lagjes. Sot është dita e dhuratave, andaj të dhurojmë dhurata të vogla me dashuri të madhe.