Dhëmbët e mi

Materialet dhe mjetet: letër me ngjyrë të kuqe, letër me ngjyrë të bardhë, ngjitës.

Zhvillimi i aktivitetit: Bisedoni me fëmijën për higjienën e gojës dhe rëndësinë e larjes së dhëmbëve për shëndetin duke i bërë pyetje: Pse duhet t’i lajmë dhëmbët? Cilat janë ushqimet e shëndetshme për dhëmbë e cilat të dëmshmet? Ku duhet të drejtohemi kur kemi dhimbje dhëmbi? etj. Vizatojani fëmijës në letër të bardhë dy dhëmbë, njërin me fytyrë të buzëqeshur e tjetrin me fytyrë të mërzitur. Te dhëmbi i mërzitur i bëni edhe disa vrima, kinse është dhëmb i prishur. Pastaj ofroni fëmijës ushqime të ndryshme që i keni në shtëpi, si: fruta, perime, qumësht, kos, ëmbëlsirë, çokollatë, lëngje të ndryshme etj. Bisedoni me fëmijën se cilat janë të shëndetshme e cilat jo, dhe kërkoni nga fëmija që t’i renditë të shëndetshmet te dhëmbi i buzëqeshur, e të dëmshmet te dhëmbi i mërzitur, dhe informojeni fëmijën duhet t’i pastrojë dhëmbët pas çdo here që ha gjëra me sheqer.