Tri brushat

Materialet dhe mjetet: brushë, pastë.

Zhvillimi i aktivitetit: Loja me role është shumë e rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve. Përmes saj, përveç që mësojnë shumë, fëmijët edhe argëtohen shumë.

Ju sot do të luani një lojë me role me fëmijën tuaj. Loja zhvillohet në banjë. Luajnë tre persona në shtëpi, pra fëmija dhe dy persona tjerë të familjes.

I pari është brusha e bardhë, i dyti brusha e kaltër dhe i treti brusha e kuqe.

Brusha e bardhë thotë: “Unë gjithherë jam e pastër dhe përdorem çdo ditë dhe jam në vendin e caktuar dhe jam higjienike” (flet njëri nga anëtarët).

Brusha e kaltër thotë: “Unë nuk jam e kënaqur sepse nuk përdorem rregullisht dhe nuk pastrohem mirë” (flet fëmija).

Brusha e kuqe rri tërë kohën e hidhëruar (bën fytyrën sikurse është e hidhëruar) dhe thotë: “Unë jam e hidhëruar sepse jam si e pavlerë” (flet njëri nga të tjerët).

Të gjithë vendosni brushat në vendin e tyre. Brusha e bardhë shkon në kuzhinë kurse brusha e kaltër(fëmija) dhe brusha e kuqe(njëri nga të tjerët) rrinë në korridor.

Brusha e kaltër(fëmija) dhe brusha e kuqe(njëri nga anëtaret) bëjnë sikur po gjëmojnë: “Ufa-ufa-ufa…”.

Brusha e bardhë flet nga kuzhina: “Kush po gjëmon?”

Brusha e kuqe dhe e ajo e kaltër: “Uneeeee”.

Brusha e bardhë: “Pse moj shoqe?”

Brusha e kuqe: Jam shumë e mërzitur sepse jam e papastër dhe nuk përdorem fare.

Të tri brushat vendosin të shkojnë në banjë dhe të pastrohen mirë. Ju me fëmijën shkoni në banjë dhe i tregoni fëmijës se si pastrohen dhëmbët dhe se si brusha duhet të jetë e pastër.

Tregoni fëmijës tuaj se të gjitha brushat duhet të jenë të pastra të vendosura në një gotë.

Kështu të tri brushat jetuan të lumtura në një gotë.

Loja zhvillon kreativitetin, imagjinatën, bashkëpunimin, komunikimin dhe koordinimin e lëvizjeve të trupit.