Veshjet kombëtare

Materialet dhe mjetet: veshje kombëtare, fotografi me veshje kombëtare etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën për veshjet kombëtare derisa i mbani në duar apo jeni duke i shikuar në fotografi. Si duket veshja për vajza? Po veshja për djem çfarë ka? Çka vendosin djemtë në kokë? Po vajzat? Nëse i keni veshjet kombëtare në shtëpi, vishjani fëmijës. Pyeteni si po ndihet me veshje kombëtare? Çka do të doje të bëje me veshje kombëtare: të vallëzosh, të këndosh apo të dalësh në fotografi e të tregosh që “unë jam shqiptar”, cila pjesë e veshjes kombëtare po të pëlqen më shumë etj.

Sipas dëshirës, mund ta vizatoni e gjithë veshjen apo vetëm një pjesë të saj. P.sh., plisin, jelekun, shaminë apo fustanin etj., apo ta modeloni me materiale të ndryshme. P.sh., prej letrës apo prej stofit.