Breshka prej letre

Materialet dhe mjetet: letër e bardhë, pak pambuk, letër me ngjyrë

Zhvillimi i aktivitetit: Kaq ju duhet sot për të  luajtur së bashku ose për ta mbajtur fëmijën tuaj të zënë një kohë të mirë. ?

Ju prisni letrën për trupin, këmbët, kokën dhe bishtin e breshkës. Lejojeni fëmijën t’i ngjisë së bashku.

Më pas i jepni një copë pambuk dhe pak ngjyrë dhe ai/ajo do të ngjyrosë kurrizin e breshkës. Lëreni të thahet dhe le të zgjedhë fëmija ku dëshiron ta ruajë.