Bouling me shishe të ujit

Materialet dhe mjetet: Shishe të zbrazëta të ujit apo lëngjeve dhe ngjyra temper.
Zhvillimi i aktivitetit: Shishet e zbrazëta të ujit apo të lëngjeve që i keni në shtëpi t’i përdorim kësaj radhe për lojën e boulingut. Na mjafton të kemi 4 ose 5 shishe të çfarëdo madhësie dhe ngjyrosini ato së bashku me fëmijët tuaj që të duken sikur shishe të boulingut.
Kësaj radhe kjo lojë është më interesante pasi që shishet e ujit do të jenë të mbushura me ujë dhe kjo lojë do të jetë tipike lojë e verës, e cila do t’i kënaqë fëmijët tuaj pasi që sa herë t’i rrëzojnë me top në oborrin apo ballkonin tuaj do të keni shumë ujë dhe shumë buzëqeshje të fëmijëve tuaj.