Bora shkrihet më shpejtë në dhe, në gotë, në pecetë apo në dorën tonë?

Materialet dhe mjetet: enë e vogël, dheu nga oborri

Zhvillimi i aktivitetit: Kësaj radhe do t’i përdorim copat e vogla të akullit për të parë ku shkrihet më shpejtë bora. Pse bora kur bie në tokë shkrihet më shpejt se mbi kulmin e shtëpisë? Pse bora qëndron më gjatë në kulmin e shtëpive ndërsa toka e shkrin më shpejt borën? 

Le të shohim së bashku me fëmijën një lojë shumë të thjeshtë se kur shkrihet bora më shpejtë. Pse shkrihet diku më shpejtë dhe diku më ngadalë?

Fillimisht bisedoni me fëmijën tuaj që të zgjidhni ku dëshironi të testoni shpejtësinë e shkrirjes së borës (akullit). Ju propozoni dheun të cilin në një masë të vogël do ta merrni nga jashtë dhe do ta vendosni në një enë të vogël, për ta vendosur më pas akullin mbi të. Prisni idenë e fëmijës suaj lidhur me atë se në çka dëshiron ta testojmë shkrirjen e borës. Një mendim e jepni ju dhe një mendim fëmija juaj, e në këtë mënyrë përzgjidhni gjërat për testimin tuaj. 

Vendosni në enë veçmas secilin material që keni përzgjedhur dhe enët vendosni afër dhe në të njëjtën kohë vendosni nga një copë akulli mbi secilin material. Qëndroni aty bashkë me fëmijën për të parë se cila e shkrin më shpejt borën. Sigurisht që akulli nuk do të shkrihet tek të gjitha në mënyrë të njëjtë. Shikoni dhe jepni mendimet e juaja se cila do të shkrihet e para, bëni garë kush do t’ia qëllojë.

Kjo lojë e mëson fëmijën për përbërjen e borës dhe për mënyrën e shkrirjes.