Akuariumi

Merrni një letër të bardhë të cilën fëmijët e ngjyrosin me ngjyrën e detit.

Ju mund të merrni edhe një pecetë me ngjyrë blu.

– Jepini fëmijës kapakë të shisheve me ngjyra të ndryshme dhe le të përpiqen t’i ngjisin ato në “det” (letrën e ngjyrosur apo pecetën blu).

– Ndihmojini që t’ia vizatojnë peshkut sytë dhe gojën.

– Ata mund të vendosin në akuarium çfarëdo materiali tjetër që dëshirojnë.

– Fëmijët mund t’i bëjnë peshqit edhe me duart e tyre të lyera me ngjyrë që lahet me lehtësi.

– Me këmbët e tyre të vogla të lyera me ngjyrë ata mund të bëjnë edhe yllin e detit.

Më pas bisedoni me ta për peshqit, detin dhe çfarëdo që atyre u pëlqen në lidhje me detin.

Aktiviteti zhvillon imagjinatën, emocionet, komunikimin.