Më e madhe, më e vogël

Vendosni mbi tavolinë ose në dysheme disa materiale me ngjyra; mund të jenë peshqirë, peceta, çorape, letra, të gjitha këto me madhësi të ndryshme, dhe  afër tyre një tas me kapakë të shisheve ose pulla [kopsa] me madhësi të ndryshme, ose lodra të fëmijëve.

– Fëmijët le t’i vendosin kapakët, pullat ose lodrat sipas madhësisë  në formën  e duhur.

– Fëmijët mund edhe t’i rendisin kapakët ose pullat nga më e vogla tek më e madhja dhe anasjelltas.

– Fëmijët mund të krijojnë forma të ndryshme me kapakët ose pullat sipas madhësisë [lule të mëdha, lule të vogla, etj.; topa të mëdhenj, topa të vegjël, etj.]

– Fëmijët po ashtu mund t’i grupojnë kapakët, pullat ose lodrat e tyre sipas madhësisë.