Libri i familjes

Merrni disa foto të fëmijëve në familjet tuaja, të familjarëve dhe të shtëpisë ku keni banuar më herët,  si dhe disa foto të fëmijëve kur kanë qenë të vegjël dhe disa të tjera që i keni bërë gjersa ata janë duke u rritur. 

– Më pas, në dysheme ose në një fletore, vendosni fotot dhe kërkoni nga fëmija që të fillojë ta krijojë librin e familjes.

– Lejojeni fëmijën që ta nisë storien/librin ashtu siç dëshiron ai/ajo. Nuk ka rëndësi se prej kur e fillon. Gjatë krijimit të stories/librit të familjes, ai/ajo do ta kuptojë vetë rrjedhën e ngjarjeve.

– Lejojeni ta fillojë storien disa herë, duke i renditur fotografitë ose duke e vizatuar foton e ndonjë familjari që nuk e ka foton aty…e rëndësishme  është që ai/ajo të ketë dëshirë ta fillojë storien  sepse kështu ka kuptuar diçka më shumë.

– Edhe fëmijët e tjerë mund të ndihmojnë në vizatim apo storie, por storien e udhëheq fëmija.

– Më pas lidhni bashkë fotot me kujtimet të cilat fëmija i ka nga ato foto. Fëmija le të tregojë çfarë mban në mend nga fotoja ose nga koha kur është bërë fotoja, ndërsa ju ia plotësoni kujtimet.

– Bëni një foto të përbashkët me librin e familjes.

Aktiviteti përforcon vlerën e familjes dhe zhvillon komunikimin.