E gjeta…

Kthejeni ambientin e shtëpisë suaj për 1 orë në një fushë me pengesa të ndryshme. Krijoni kodra me jastëkë dhe/ose karrige, lumenjë me peshqirë, liqene me tepsi, rrugë me ngjitës apo letra të bardha, tavolina mund të jetë një mal…apo çfarëdo tjetër që ju bie juve ose fëmijës/ve tuaj ndër mend.

Ju mund ta fshihni një  objekt të vogël të çmuar ose një “dhuratë” (një biskotë, një balonë, një lodër të vogël)  diku nëpër dhomë dhe kërkoni prej fëmijës/ve që t’i kalojë të gjitha pengesat pa i rrëzuar ose pa i prekur deri sa ta gjejë e ta marrë dhuratën. Fëmijët duhet ta rifillojnë lojën sa herë që e prekin ose e rrëzojnë një pengesë.

Kjo lojë e zhvillon koordinimin e lëvizjeve të trupit, aftësitë për zgjidhjen e problemeve dhe respektimin e rregullave.