1 Qershori –  Festa ime

Sot është 1 Qershori dhe bashkë me fëmijët bisedoni rreth 1 Qershorit, të drejtave dhë përgjegjësive  te tyre.  Shikoni së bashku videot  promovuese për 1 Qershorin dhe pyeteni fëmijën se si dëshiron që ta festojë festën e tij/saj:  Propozoni që ta festoni duke bërë  piknikun më mbresëlënës që kanë bërë ndonjëhërë.

Ju mjafton një shtrojë e vogël/plaf për piknik dhe disa letra apo salveta/peceta të kuzhinës. Kur jeni jashtë në oborr, apo brenda në banesë, caktoni vendin e piknikut dhe vendosni plafin e piknikut në një cep dhe më pas, me letrat, vendosini një pas një me hapësira më të mëdha në radhitje sikur tren, sikur në foto, duke e bërë rrugën tek lodrat grumbull që i keni vëndosur më larg dhe që pastaj do t’i merrni për në piknik. Rruga bëhet e gjatë nga plafi i piknikut deri tek vendi ku janë lodrat. Imagjinojmë që toka është e nxehtë dhe vetëm nëse shkelim në fleta mund të shkojmë t’i shpëtojmë lodrat nga toka e nxehtë – shpëtimtari është fëmija juaj dhe rolin kryesor në këtë piknik imagjinar e ka fëmija juaj.

Sa herë që gabimisht shkelim jashtë letrës kthehemi shpejt tek letra sepse imagjinojmë që toka është e nxehtë dhe djeg këmbët. Mundeni imagjinatën ta ndryshoni edhe me idenë që toka është e lagët apo ka buburreca, duke e bërë edhe më interesante. 

Qëllimi është që fëmija të zhvillojë imagjinatën duke luajtur dhe duke u argëtuar.